Lajme

Krimi kthen Shkodrën në “Big Brother”, mbikëqyrin territorin me kamera sigurie, policia i heq para fushatës zgjedhore

Grupet kriminale në Shkodër mbikëqyrnin territorin përmes kamerave të vendosura në mënyrë të jashtëligjshme në rrugët e qytetit. Zbulimin e ka bërë vetë policia, që njoftoi këtë të Shtunë çmontimin e 21 prej tyre.

Sipas bluve, “kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë”.

Burime zyrtare konfirmuan se aksioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër erdhi “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shtyllat elektrike, në aksin rrugor ‘5 Heronjtë’, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga ‘5 Heronjtë’, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informacionit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë”.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente.

“Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 ‘Mbrojtja e të dhënave personale’ dhe përbën veprën penale ‘Ndërhyrje të padrejta në jetën private’, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal”, saktësohet në një njoftim të policisë.

Deri më tani, policia nuk ka arritur të gjejë përgjegjësit e këtij akti, ndërsa thotë se “në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *