Bota

Krimet e luftës në Ukrainë, Këshilli i Europës bën thirrje për krijimin e një gjykate speciale

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës në Ukrainë, sipas The Guardian.

Përkufizimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për krim përfshin pushtimin e një shteti tjetër, bombardimet dhe bllokimin e porteve. Megjithatë, nëse një shtet nuk është pjesë e GJNP-së, qytetarët e tij nuk mund të ndiqen penalisht nga gjykata.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Kjo ka nxitur ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown dhe John Major, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Philippe Sands QC, të bëjnë thirrje për krijimin e një tribunali të ri ndërkombëtar për të hetimin e veprave penale të Vladimir Putinit dhe të atyre që ndihmuan në planifikimin e pushtimit të tij.

“U bëj thirrje të gjitha shteteve që të bashkohen në krijimin e një tribunali të tillë. Së bashku, ne do të vendosim përpara gjykatës të gjithë udhëheqjen ruse,” tha në një deklaratë ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Lexo më shumë  Aksion i jashtëzakonshëm - droni rus rrëzohet me mitraloz

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *