Krimet e luftës në Jemen, Rusia dhe Bahrein kundër vazhdimit të hetimeve nga OKB
Bahrein, Rusia dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut votuan ditën e djeshme për të mbyllur hetimet e luftës në Jemen.
Newsofbahrein shkruan se anëtarët votuan ngushtë për të refuzuar një rezolutë të udhëhequr nga Holanda për t’u dhënë hetuesve të pavarur edhe dy vjet për të monitoruar konfliktin e Jemenit.
Gjatë debatit, ambasadori i Bahreinit Yusuf Abdulkarim Bucheeri tha se grupi ndërkombëtar i hetuesve kishte kontribuar në dezinformimin në terren në Jemen. Në votimin e thirrur nga Bahreini, 21 vende votuan kundër rezolutës holandeze, përfshirë Kinën, Kubën, Pakistanin, Rusinë, Venezuelën dhe Uzbekistanin.
Tetëmbëdhjetë, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, votuan për ta mbështetur atë. Kishte shtatë abstenime ndërkohë që delegacioni i Ukrainës mungonte. Shtetet e Bashkuara kanë vetëm statusin e vëzhguesit, ndërsa pas përfundimit të votimit ambasadori holandez Peter Bekker e quajti atë një dështim të madh.
Rruga Press