Lajme

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ Reporterët pa Kufij: Kërkojmë garanci, qeveria të mos pengojë misionin e gazetarëve

Pas vendimit për hapjen e agjencisë që centralizon komunikimin e të gjitha ministrive me median nën zyrën e kryeministrit, reporterët pa kufij kërkojnë nga Edi Rama, të mos pengojë qasjen e gazetarëve në informacion

Nëpërmjet një postimi në Twitter, reporterët pa kufij shkruajnë se kërkojnë garanci dhe siguri që  “Agjencia për Media dhe Informim” mos të pengojë misionin e gazetarëve për informim transparent dhe objektiv.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Vendimi për krijimin e  “Agjencisë për Media dhe Informim” u mor nga qeveria në mbledhjen e saj të parë të mandatit të tretë, fakt që  ka nxitur diskutime në komunitetin e gazetarëve dhe qarqet universitare.

Kjo agjenci sipas vendimit do të përbëhet nga disa struktura të posaçme përgjegjëse për informim pranë çdo ministrie dhe institucioni qendror në varësi të kryeministrit dhe ministrave dhe do të koordinojë punën mes tyre për të informuar publikun dhe median.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *