Lajme

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën 13 vjeçe, arrestohet kryeinspektori i policisë

Lajm në përditësim

Dy persona mes tyre një punonjës policie janë arrestuar për një rast abuzimi seksual me një vajzë të mitur. Polici i arrestuar është Petraq Rako.

SHÇBA njofton se:

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
  • S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

 2 automjete;

– 4 aparate celularë;

– Një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale

– Është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *