Kreu i Wagnerit përballet me të besuarit e Putinit: Jeni tradhtarë
Drejtuesi i grupit të mercenarëve rusë ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin akuzoi të martën krerët e lartë të ushtrisë së Putinit se nuk po furnizojnë luftëtarët e tij me armë, duke e quajtur këtë lëvizje si të pandershme.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes e hodhi poshtë pretendimet duke thënë se akuzat për mungesë municionesh janë absolutisht të pavërteta.
Prigozhin ka marrë një rol kryesor që nga fillimi i luftës në Ukrainë me grupin e tij ‘Wagner’ që udhëhoqi betejën për qytetin e Bakhmutit. Por këtë vit, atij iu hoq e drejta për të rekrutuar të burgosur në një lëvizje të Kremlinit për të frenuar ndikimin e tij.
“Thjesht bëhet fjalë për një kundërshtim të drejtpërdrejtë për të pajisur luftëtarët e Wagner-it. Kjo është baraz me një tradhti të lartë. Shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes po japin urdhra majtas e djathtas, jo vetëm të mos i japin ‘Wagner-it’ municione, por të mos e ndihmojnë atë me transportin ajror”, shkroi Prigozhin në rrjetet sociale.
Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka thënë më herët se ‘Wagner’ nuk është nën kontrollin e saj edhe pse varet nga shteti për një pjesë të armëve e logjistikës.
Rruga Press