Lajme

Kreu i sindikatës së naftëtarëve: Rafineria e Ballshit mbulonte 50% të nevojave

“Nëse rafineria e Ballshit do të punonte me kapacitet normal, 50% e nevojave të vendit do të mbuloheshin nga kjo rafineri”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, Sokol Dautaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve.

Ai u shpreh se nafta që dilte nga rafineria e Ballshit ishte me standarde europiane dhe shumë cilësore.

Lexo më shumë  Aftësitë e programimit në Shqipëri mbeten të ulëta, vetëm 11% e popullsisë zotëron njohuri kodimi në 2025

“Pastaj se çfarë bëhet me naftën derisa ka kalon deri te furnitori, këto janë instancat që i ka në dorë vetë shteti”, u shpreh ai.

Z. Dautaj theksoi se kjo rafineri po shkatërrohet me një vendim të fshehtë.

“Nuk ka një transparencë kush e shiti, kush e bleu. Nafta prodhohej në qytetin tonë. S’kemi pse kishim varësi nga jashtë. Uzina ishte funksionale, punonjësit këtu, lëndë kishte”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *