Bota

Kreu i grupit mercenar rus Wagner në frikë për shkak të Bakhmutit, Putini ka vendosur të sakrifikojë njësinë e tij

Prej muajsh beteja për Bakhmutin është ndezur, dhe vlerësohet se si pala ukrainase ashtu edhe ajo ruse kanë pësuar humbje të mëdha.

Në qendër të përpjekjeve të Moskës për të pushtuar qytetin është grupi mercenar Wagner, kurse analistët në Institutin për Studimin e Luftës thonë se organizata paraushtarake tani ka dërguar “elementët elitarë” të saj në një përpjekje për të avancuar, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Megjithatë, ISW thotë se luftimet e ashpra atje mund të “degradojnë seriozisht forcat më të mira të grupit Wagner, duke e privuar Rusinë nga disa prej trupave të saj më efektive dhe më të vështira për t’u zëvendësuar”.

Ata thonë se beteja mund të kulmojë përsëri, “duke detyruar ushtrinë ruse të zgjedhë midis braktisjes së përpjekjeve ose injektimit të trupave më cilësore në betejë”.

ISË shkruan se pronari i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin, “gjoja ka frikë se Putini po sakrifikon forcat e tij elitare”.

Prigozhin ka bërë një sërë deklaratash gjatë dy ditëve të fundit, që sugjerojnë se ka frikë se Ministria ruse e Mbrojtjes, po i ekspozon forcat e tij ndaj shkatërrimit në betejën për Bakhmut.

Apelet e fundit të Prigozhinit, tregojnë se “ai i sheh forcat e tij elitare në rrezik të madh”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *