Lajme

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i dha tender 400 mijë dollarë kuzhinierit të restorantit të djalit të tij. SPAK nis hetimin

SPAK vë në hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli konfirmon Ora News.

Një veprim i tillë ndërmerret pasi publikimit të skandalit në media ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur një tjetër tender të dyshimte që kap një vlerë prej rreth 400 mijë dollarë. Fituesi rezulton të jetë firma e Mascarpone sh.p.k e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci Person Fizik.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Alfio Rrotani rezulton të jetë dhe shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ndërsa u përjashtua oferta më e ulët.  Fituesi do të duhet të përgatisë një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”.

Referuar dokumentacionit të tenderit në fjalë, rezulton se kompania fituese do të ketë në dispozicion 3 vite për studimin e një menuje.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Detyrat e kompanisë fituese janë përmbledhur në 5 faza dhe nisim me një analizë të kuadrit historik të gastronomisë në 100 vitet e fundit, një analizë të tregut, të produkteve, kostove dhe menuve ekzistuese.

Rruga Press

YouTube player