Kreu homazhe për familjen Jashari dhe u dhunua barbarish nga BIA serbe, Sanduloviq: Çfarë krimi është të vendosësh lule në varrin e një 7-vjeçareje?
Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq i cili u dhunua brutalisht nga shërbimi sekret serb pasi mbajti homazhe në varret e familjes Jashari në Prekaz, ka dhënë një intervistë për RTK në Kosovë ku mohoi se ka kryer veprën penale për të cilën pas dhunimit u arrestua dhe u akuzua.
Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën që ka përjetuar.
Sanduloviç akuzohet se “ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo-tolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Kjo pasi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve dhe ka treguar se ka vendosur lule në varrin e familjes së Jashari ne Prekaz.
Ndërsa teksa foli për mediat e Kosovës tha se nuk ka asgjë të keqe nga veprimi i tij për të vendosur lule në varrin e vajzës 7 vjeçare të familjes Jashari dhe shtoi se e kishte bërë si një person që është për paqe dhe pajtim në rajon.
“Çfarë krimi është nëse i vendos lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare, ku ka faj ajo, kushdo qoftë babai i saj, çfarë lidhje ka kjo me vajzën.
E bëra si njeri, babai, bashkëshorti, si lider i një partie, politika e së cilës është paqja dhe pajtimi në rajon.
E konsiderova si detyrim njerëzor dhe moral të shpreh respektin dhe keqardhjen për vrasjen e një vajze shqiptare në këtë rast, të gjithë fëmijët janë viktima të pafajshme”, thotë Sanduloviq.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë ekskluzive e realizuar nga Rruga Press të vajzës së politikanit serb, Nikola Sanduloviq, Klara Sandoloviq.
Rruga Press