Lajme

Krerët e shtetit urojnë qytetarët: Muaji i Ramazanit sjelltë paqe për secilin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë uruar qytetarët me rastin e muajit të Ramazanit.

Presidentja Osmani në një postim në Twitter shkruan se muaji i Ramazanit vë në pah nevojën për të mbështetur njëri-tjetrin.

“Gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, urimet më të mira për të gjithë myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Përkushtimi dhe sakrifica gjatë këtij muaji të veçantë na kujton nevojën për të mbështetur dhe ngritur njëri-tjetrin, veçanërisht ata në nevojë”, shkruan Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit.

Kurti në një postim në Facebook uron që muaji i mëshirës dhe mirësisë të sjellë paqe dhe lumturi në zemrën e secilit.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Me fat muaji i Ramazanit! Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret myslimane për Ramazanin!  Agjërim të lehtë e të pranuar.  Paqja qoftë mbi ju!”, shkruan Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *