Bota

Kremlini thotë se Putini vendosi sigurinë bërthamor në gatishmëri të lartë pas deklaratës së Liz Truss

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka pohuar se presidenti rus Vladimir Putin i vendosi forcat e tij të parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë pas deklaratave të Sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Peskov tha: “U bënë deklarata nga përfaqësues të ndryshëm në nivele të ndryshme për grindje të mundshme apo edhe përplasje dhe përleshje midis NATO-s dhe Rusisë.

Lexo më shumë  Trump kërcënoi ashpër kryeministren daneze për Grenlandën, biseda telefonike mes tyre shkakton panik në Kopenhagë

“Ne besojmë se deklarata të tilla janë absolutisht të papranueshme.

“Unë nuk do t’i quaja me emër autorët e këtyre deklaratave, megjithëse ishte Ministrja e Jashtme britanike.

Zonja Truss së fundmi sugjeroi që ajo të mbështeste britanikët që po udhëtojnë në Ukrainë për të luftuar përparimin rus, duke thënë se “është një kauzë e drejtë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *