Bota

Kremlini: Kemi përdorur vetëm një “pjesë të vogël” të potencialit tonë në Ukrainë

Kremlini ka deklaruar se Rusia ka përdorur vetëm një pjesë të vogël të potencialit të saj në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Të enjten, Vladimir Putin lëshoi ​​një nga paralajmërimet e tij më ogurzeza, duke pretenduar se Moska veç sa e ka nisur fushatën e saj në Ukrainë dhe duke sfiduar Perëndimin të përpiqet ta mposhtë atë në fushën e betejës.

Lexo më shumë  Nën presionin e autoriteteve në Paris, Le Figaro shkarkon korrespondentin e saj në Beograd, një kritik të regjimit të Vuçiqit

Putin akuzoi aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e armiqësive, duke akuzuar se “perëndimi dëshiron të na sfidojë deri në ukrainasin e fundit” dhe se ata ishin të mirëpritur ta provonin, por kjo do të sillte vetëm tragjedi për Ukrainën.

Gjatë një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov përsëriti të njëjtim qëndrim duke u thënë gazetarëve:

“Potenciali i Rusisë është aq i madh sa vetëm një pjesë e vogël e tij po përdoret në operacionin special në Ukrainë.”

Lexo më shumë  Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *