BotaKryesore

Kremlin: Putini ka marrë ftesë nga SHBA-ja për t’u bashkuar me Bordin e Paqes në Gaza

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes në Gaza dhe kjo mundësi po shqyrtohet, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sipas tij, presidenti Putin ka marrë një ftesë përmes kanaleve diplomatike për t’u bashkuar me këtë Bord të Paqes.

Lexo më shumë  Ukrainasit godasin rafinerinë më të madhe të naftës në Volgograd

“Aktualisht po studiojmë të gjitha detajet e këtij propozimi. Shpresojmë të kontaktojmë palën amerikane për të sqaruar të gjitha detajet”, tha Peskov.

Më parë, zëdhënësi i Presidentit Kazakistan Kassym-Jomart Tokayev tha se udhëheqësi amerikan Donald Trump e kishte ftuar homologun e tij kazak të bashkohej me Bordin e Paqes për menaxhimin e Rripit të Gazës dhe se Kazakistani do të bëhej një nga shtetet themeluese.

Lexo më shumë  Shqipëria “ngec” tek aftësitë digjitale/ Raporti: Mbetet larg standardeve të BE

Saka, është raportuar se udhëheqësit e disa vendeve të tjera kanë marrë oferta nga SHBA-të për t’u bashkuar me këtë organ. Këshilli pritet të fillojë punën gjatë fazës së dytë të planit të paqes, për të cilin u ra dakord nga Izraeli dhe lëvizja palestineze Hamas në tetor 2025, me ndërmjetësimin e Egjiptit, Katarit, SHBA-së dhe Turqisë./Skye News.

Rruga Press

YouTube player