KryesoreLajme

Krasniqi u drejtohet ambasadorëve: Shqetësimi duhet të jetë ngulfatja e demokracisë nga Lista Serbe dhe jo heshtja ndaj bllokimit të votës së mërgatës

Alban Krasniqi ka reaguar duke iu drejtuar ambasadorëve me kritika të drejtpërdrejta për, siç thotë ai, mungesën e reagimit ndaj veprimeve të Listës Serbe dhe opozitës në Kosovë.

Ai theksoi se shqetësimi kryesor i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë “ngulfatja e ushtrimit të drejtës demokratike” të komunitetit serb në Kosovë nga Lista Serbe, të cilën e akuzon për lidhje me sulme kriminale dhe aktivitete terroriste kundër rendit kushtetues, si dhe për menaxhimin e financave të Beogradit përmes shantazheve ndaj serbëve lokalë.

Lexo më shumë  Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Krasniqi kritikoi gjithashtu heshtjen ndërkombëtare ndaj, siç tha ai, “bllokimit që opozita bashkë me Listën Serbe po i bëjnë të drejtës së mërgatës për të votuar”, duke kërkuar reagim të qartë dhe parimor nga ambasadorët.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti takohet me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i ngushtë i Kosovës