KryesoreLajme

Krasniqi: Tash gjithçka është ndryshe dhe më mirë në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veri të vendit është më e mirë sesa para mandatit të qeverisë së VV-së.

Krasniqi tha se situata në veri që është më e mirë e dëshmojnë zhvillimet e fundit, investimet publike dhe sipas tij, nuk është më valide pyetja se “a është njëjtë apo ka ndryshuar veriu”.

“Unë e di se si ka funksionuar para fillimit të mandatit tonë apo edhe në fillim të mandatit tonë ajo pjesë dhe si është ajo pjesë tash. Ndryshimi është evident. Tash kemi gjithçka ndryshe dhe gjithçka më mirë”.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

“Nuk krahasohet me periudhat më herët, pasi tash ka kryetarë që janë aty për qytetarët, ke Polici të Kosovës për t’i mbështetur qytetarët dhe jo si më herët, ata që u larguan nga Policia e Kosovës që tashmë del të jenë bashkëpunëtorë të regjimit të Serbisë dhe ke institucione qendrore që kanë shumë projekte të zhvilluara në atë pjesë, ku përfitues janë qytetarët”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

Tutje, ai tha se sot nëse një individ në veri vepron në kundërshtim me ligjin, nuk është më i sigurt që të shkojë në shtëpi “si më herët e ta vazhdojë gjumin”.

YouTube player