KryesoreLajme

Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se institucionet paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Krasniqi, i cili aktualisht po merr pjesë në zgjedhje me Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës si bartës liste me 41 kandidatë për deputetë, theksoi se fokusi kryesor ka qenë mbyllja e komunave paralele, të cilat deri më tani kanë funksionuar si pjesë e sistemit administrativ të Serbisë.

“Tash institucionet paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Fokusi ka qenë në rend të parë komunat. Për shkak se në Kosovë kanë funksionuar të gjithë komunat paralele të cilat kanë qenë të organizuara në bazë të sistemit komunal në Serbi. Kështu për neve ka qenë fokus që të fillohet dhe të mbyllen këto komuna”.

Lexo më shumë  Hoteli luksoz në Serbi, projekt i përbashkët Trump-Kushner

“Mund të ketë eventualisht ende ndonjë funksionim paralel, si agresioni për pastrimin e qytetit, por nuk ka qenë në prioritet e para veprimi tyre. Dhe pajtohem me këtë qasjen se qysh tash këto shërbimet duhet të integrohen drejtpërdrejt në pjesë tjera”.

“E rëndësishme është që këtu nuk ka më hapësirë për këto institucione. E rëndësishme është se qytetarët, edhe ata serbë të gjitha shërbimet që iu duhet i kanë në Kosovë, në komunat e Kosovës, e kanë postën e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë

“Ndërhyrjet tjera që mund të ketë ende, në momentin që do të kemi një informacion do të trajtohet por edhe trajtimi është i decentralizuar”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Rruga Press

YouTube player