KryesoreLajme

Krasniqi shpreson për medalje në Lojërat Olimpike: Ngjyra nuk ka rëndësi

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi do ta nis nesër (e diel) garën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Krasniqi këtë herë merr pjesë në Olimpiadë si kampione olimpike, dhe garat nesër i nis me fillim nga ora 10:00, raporton KosovaPress.

Para se të nis garat, në një intervistë të shkurtër për Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Distria tha se është ëndrra e çdo sportisti të merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Është një ndjenjë e veçantë, është ëndrra e çdo sportisti me marr pjesë në Lojërat Olimpike, sidomos pas triumfit në Tokio po shkojmë si më të veçuara dhe ndoshta edhe të tjerët presin ma shumë prej neve”.

“Por jam mirë, jam e përgatitur mirë dhe jam shumë e lumtur që prapë po marr pjesë në Lojërat Olimpike”, tha Krasniqi.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Më tej, kampionia jonë olimpike tha se synimi është të jetë në podium, por që ngjyra e medaljes nuk do të ketë shumë rëndësi për të.

“Synimi është me pas një paraqitje të mirë edhe me qenë në podium, ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi por shpresoj që të kthehemi me medalje”, tha Krasniqi.

YouTube player