Krasniqi rikujton rastin e vitit 2014: Edhe sot po tentohet të pamundësohet vota e mërgatës nga PLDAKSrpska
Alban Krasniqi ka publikuar një reagim ku rikujton një ngjarje të vitit 2014, duke thënë se atëkohë stafi i KQZ-së ishte urdhëruar nga përfaqësues të PLDK-së, Listës Serbe dhe ish-kryetares së KQZ-së që të udhëtonin drejt Nishit për të tërhequr “mijëra zarfe me fletëvotime të fabrikuara” për Listën Serbe.
Sipas tij, 11 vjet më vonë, historia po përsëritet, kësaj radhe me bllokimin e votimit të mërgatës, mbylljen e disa qendrave të votimit jashtë vendit dhe pamundësimin e votimit me postë për mijëra qytetarë. Ai e quan këtë një veprim të koordinuar të “PLDAKSrpska” për të penguar pjesëmarrjen e mërgatës në zgjedhje.
Rruga Press

