KryesoreLajme

Krasniqi: Gjykata Supreme po flet me gjuhën e PDK-LDK, po i mohohet e drejta e votës mërgatës

Gjykata Supreme, njëjtë si PZAP, paska folur me gjuhën e PDK-së dhe LDK-së në ndërmarrjen e tyre të përbashkët për ta luftuar të drejtën e mërgatës për të votuar.

Integriteti i zgjedhjeve nuk rrezikohet nga mërgata, por nga opozita dhe nga gjykatës të tillë që marrin vendime sipas porosive, pa asnjë grimë integriteti e transparence.

Në asnjë nen të Ligjit për Zgjedhjet, e as në rregullat zgjedhore, nuk ndalohet votimi në hapësirat që mund t’i sigurojë përfaqësia diplomatike për votim. Po ashtu, integriteti i procesit nuk varet nga fakti nëse votimi zhvillohet në një pallat kulture apo në një zyre biznesi që shërben si përfaqësi. Integriteti përcaktohet nga përgatitjet teknike, logjistike dhe administrative të organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Plazhet e Adriatikut të mbuluara me mbetje plastike

Pra, nuk e përcakton integritetin kualiteti i ndërtesës. Me logjikën e “trurit të peshkut” me të cilën kanë vepruar këto dy shkallë të drejtësisë, i bie që edhe Pallati i Drejtësisë duhet mbyllur, sepse nuk i plotëson kriteret e integritetit për shkak të problemeve teknike, ajrit, ashensorit apo byfesë. Në fakt, integriteti lidhet me organizimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Po ashtu, PZAP funksionon në një hapësirë që mezi arrin standardet minimale teknike të një qendre votimi, e megjithatë pretendon të gjykojë për integritetin e proceseve të tjera.

Lexo më shumë  Haxhiu: 41 gra dhe vajza në listën e LVV-së — fitorja do të jetë edhe e tyre

Në fund, Gjykata Supreme as nuk është marrë fare me ankesën tonë – përkundrazi, i është vërsulur mërgatës, duke mbrojtur opozitën në stilin “alla Valon Sylçe”.

Kur gjykatësit marrin anë politike, atëherë le t’i zhveshin pelerinat e drejtësisë dhe t’i veshin kollaret e partive bashkë me numrat e fletëvotimeve.

Rruga Press

YouTube player