Opinion/Aktualitet

Kraki: Kjo është hera e parë në 10 vite që Kosova nuk shkon në Bruksel për interesin e Serbisë duke e dëmtu shtetësine e vet

Shkruan Nezir Kraki

Me fjalë tjera, propozimi franko-gjerman NUK ia kërkon Kosovës asnjë lëshim. Përkundrazi, e riafirmon Kosovën shtet sovran e të pavarur në sytë e Serbisë dhe të botës. Te gjitha pikat e atij propozimi janë lëshime nga ana serbe dhe pranim i realitetit në terren. Kjo është hera e parë në 10 vite që Kosova nuk shkon në Bruksel për interesin e Serbisë duke e dëmtu shtetësine e vet. Dhe është e hera e parë në një shekull e sa që Serbia zyrtare pranon të heq dorë nga pretendimi i saj mbi Kosovën.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Ky është ndryshimi i madh që argatët e bandave nuk duan ta shohin. Madje as asociacioni nuk u realizu sipas dëshirës së tyre e vlorave te ish-pushtetit. Dhe edhe nëse realizohet një ditë diçka e tillë, kurrë versioni i ish shefit të tyre nuk do pranohet dhe kurrë më Kosova s’do perfaqësohet nga qesharakë qe lobonin për ndarjen e saj.

Cikli i tyre po merr fund bashkë me dëmet kolosale qe ia kanë shkaktu Kosovës gjithë këto vite. Kjo është pjesa më e papranueshme për ta. Per fajin e tyre Kosova gati po zhbëhej dhe po dorezohej perballe Serbise së grenellizuar. Shikojeni ku ishim e ku jemi sot! Rikujtojeni kohën kur beratat na mbyllnin Bondsteel-in dy herë në javë duke i kërku Kosovës lëshime të reja.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *