KQZ – Pro apo Kundër shtetit? Nuk po i kemi frikë rezultatit, por KQZ-së
Shkruan Nexha Gjema
Pse more KQZ-ja po na del peng në çdo palë zgjedhje?
Pse po na krijon probleme teknike, organizative, logjistike…edhe po na e pamundëson procesin ma elementar të një shteti: votimin?
Veç është dëshmue ma shumë se tri herë radhazi që KQZ ka probleme serioze me mbarvajtjen e procesit zgjedhor.
Nëse nuk janë të denjë me e organizu nji proces korrekt, ku dihet se vota e secilit qytetar, si në Kosovë, si në diasporë ashtë e shenjtë, atëherë çka po pret shteti me ndërhy?
Sot, secili prej nesh, kudo që jetojmë, na kapin ethet kur afrohet koha me votu.
Jo pse kemi frikë prej rezultatit, por prej KQZ-së!
Ajo po e dëshmon që s’din me e ba punën për të cilën ekziston. Ose, nuk po donë…
Faqja bie.
Sistemet bllokohen.
Tani ua pamundëson mërgatës me e ba printimin e fletave vet.
Ndërsa zarfat ju dërgohen mbas afatit,(mbasi mbyllet i gjithë procesi dhe numërimi)!!
E ka edhe ma keq…
U vodhën 35 000 vota nga LDK-ja në shkurtin e këtij viti
edhe çka ndodhi????
Kurgjo hiq.
A ka ma marre se kaq?
Pse ndodhi kjo?
Kush dha urdhër?
Kush është përgjegjës?
A u ndëshku kush?
Jo.
Asnjë përgjegjësi.
Asnjë sqarim.
Asnjë transparencë.
Po pse ndodhë kjo?
Sepse zgjidhje ka, por dikush nuk po don me ba zgjidhje.
Dikush po i anashkalon me qëllim,
po i komplikon procedurat,
dhe po e pamundëson mërgatën me votu.
Kaq e thjeshtë.
E hajde tash me pa krejt çka ban një shtet i rregullt:
Francezët kanë qendra votimi në çdo ambasadë e konsullatë.
N’ditë e zgjedhjeve, shkojnë fizikisht atje me ID dhe votojnë.
Ose, mundësia tjetër, hyjnë online edhe votojnë. Kaq.
S’ka drama.
S’ka bllokime.
S’ka dërgim zarfash pas rezultateve.
S’ka kaos.
Atëherë,
Çka dreqin po ndodhë tek na?
A po e rrezikon KQZ procesin demokratik
apo po e mbron?
A është kjo institucioni që e garanton votën
apo që e saboton?
A po punon me korrektësi
apo po i shërben dikujt tjetër?
KQZ duhet me funksionu për qytetarin.
Jo qytetari me u dridh prej KQZ-ës.
E as me e lut kqz-ën për me mujt me e ushtru të drejtën tonë ma bazike: VOTËN.
Rruga Press

