KryesoreLajme

KQZ: Për votuesit që s’mund të shkojnë në vendvotim do të angazhohen ekipe mobile

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Në njoftimi thuhet se për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ-ja do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt.

Lexo më shumë  Policia reagon ndaj dezinformimit të portalit të Lirim Mehmetajt: Iu bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtij manipulimi

KQZ-ja ka njoftuar se procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Regjistrimi mund të bëhet në platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/.

Votuesit me nevoja të veçanta sipas KQZ-së përfshijnë këto kategori: “I. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia; II. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe III. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak”.

Lexo më shumë  Media gjermane: Berlini kërkon që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen, por edhe të hetohen siç duhet! Kusht për hyrjen në BE

Rruga Press

YouTube player