Lajme

KQZ nis procedurën e zëvendësimit të 10 deputetëve të Listës Serbe

Me kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zëvendësuar deputetët të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, të cilët dorëzuan mandatet e tyre më 7 nëntor.

KQZ-ja mori vendim për rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e 10 deputetëve të dorëhequr të subjektit politik “Srpska Lista”.

Sipas rekomandimit “nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Srpska” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021, do të zëvendësohen me 10 të dorëhequrit”.

Lexo më shumë  Socialistët si bejlerë të bregdetit! Edhe Arben Pëllumbi shfaq talentin si "strateg", bëhet me resort në jug të Shqipërisë

Zëvendësimet janë bërë sipas tabelës vijuese:

KQZ nuk e hodhi fare në votim pikën për shqyrtimin e dorëheqjeve të Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Burim Ahmetaj kryeshef i sekretariatit të KQZ tha se sekretariati do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga LVV tha se është fatkeqësi që ata kanë dhënë dorëheqje si zyrtarë komunalë.

“Mendoj se dorëheqja e tyre nuk duhet të pranohet”- tha Kurteshi.

“Mua më vjen mirë që nuk kanë pas arsyetim për çështje diskriminimi, mosbashkëpunimi, sjellje të keqe të KQZ-së.  Dorëheqja ligjërisht nuk është e drejtë” – tha ai.

Lexo më shumë  Kosova e Shqipëria miratojnë tekstin e përbashkët mësimor për mërgatën

Kreshink Radoniqi, kryesues i KQZ-së,  tha që mos të ketë ngut për aprovimin e dorëheqjes së zyrtarëve të lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sami Hamiti tha se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me çështje individuale, është çështje politike.

Deputetët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje të hënen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave nga ato ilegale në RKS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *