Lajme

KQZ kërkon verifikime nga prokuroria për kandidatin e Bashës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim një kandidat për zgjedhjet e pjsesshme lokale të 6 Marsit.

Mësohet se sektori i dekriminalizimit do të verifikojë kandidatin e Lulzim Bashës për bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, nëse është në kushtet e ndalimit të kandidimit.

Në formularin e dekriminalizimit, Saraçi ka deklaruar dënimin me burg dhe gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në bashkëpunim, referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10, numër 497 të ligjit italian. Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letërporosi për Saraçin për informacion të detajuara. Referuar formularit të dekriminalizimit, Saraçi ka ndryshuar edhe emrin nga Fredi në Ferdinand. Ai thotë se ka qëndruar Itali për biznes dhe punë gjatë periudhës 1996-2001.

Lexo më shumë  Si po shet Rama Shqipërinë për 1 euro tek deputetët dhe miqtë e tij!

Këtë të Shtunë, nisi zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *