KQZ-ja publikohen raportet financiare të partive, PDK-ja e AAK-ja me më shumë shpenzime se të hyra
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike të vitit 2024. Këto raporte janë të paauditura dhe mund të pësojnë ndryshime e saktësime gjatë procesit të auditimit.
Sipas raportit të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje më 2024 gjithsej ishin 2,337,168 euro, kurse shpenzimet në total ishin 1,805,296 euro. Në krahasim me vitin 2023 vërehet se ka dallim, ku të hyrat ishin 2,000,750, kurse te shpenzimet 1,384,154.
Të hyrat më 2024 të Partisë Demokratike të Kosovës ishin 1,034,134. Shpenzimet gjatë vitit të kaluar i kishte 938,548.
Të hyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 2024 ishin 643,047, ndërsa shpenzimet 594,398. Në vitin 2023 të hyrat i kishte 723,169 e shpenzimet 431,824.
Gjithsej 325,058 ishin të hyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe 907,796 shpenzimet për vitin 2024.
Rruga Press