KQZ i kthen përgjigje Presidentit për bashkitë pa kryetarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, në lidhje me bashkitë, që kanë mbetur pa kryetarë.
Në shkresë thuhet se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.
“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.
Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës.
Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ.
Meta i kërkoi informacion KQZ-së, një lëvizje që duket se do të çojë këto bashki në zgjedhje, gjë që do të kishte ndikim në luftën politike që po zhvillohet në kampin e djathtë.
Rruga Press