KPK ndërpret procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme, pas dorëheqjes së tij
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërprerë procesin e vetingun për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme, Fran Prendi pas dorëheqjes së tij.
Vendimi për të është marrë në 26 nëntor.
Procesi ndaj Prendit ka filluar që në vitin 2019, por në 30 tetor 2020, ai paraqiti pranë KPK dorëheqjen e tij.
Komisioni vendosi të deklarojë përfundimin e procesit të vetingut dhe t’i ndalojë riemërimin në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.