Art & Kulturë

Kostumi ikonik i Elvis Presleyt del në ankand

Kostumi dhe pelerina e bardhë e dizajnuar nga Bill Belew për një sërë shfaqjesh në Madison Square Garden të New Jorkut më 1972 i autorit të hitit “Suede Blue Suoes”, Elvis Presley, do të dalë në ankand.

“Kruse GWS Auctions” do të hapë ofertat të shtunën dhe kostumi ka një ofertë hapëse prej 350,000 dollarë, ndërsa pelerina aktualisht po shkon për 50,000 dollarë.

Gjësende të ndryshme të Elvisit janë në shitje në ankand, duke përfshirë një koleksion të flokëve të tij të ruajtur nga berberi i këngëtarit, helmeten që mbajti në ‘Viva Las Vegas’ dhe një Bibël që i ishte dhënë nga një tifoz.

Një admirues me fat mund të shijojë një drekë private në Beverly Hills me ish-gruan e Elvisit, Priscilla Presley, e cila është e emocionuar që gjërat e ish-bashkëshortit të saj do të shkojnë në shtëpi të mira, shkruan FemaleFirst.

Një pjesë e të ardhurave nga dreka do të shkojnë në Fondacionin “Dream”, i cili mbështet të rriturit me sëmundje të rënda dhe familjet e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *