KryesoreLajme

KOSTT-i me tabelë identifikuese në nënstacionin në Vallaç të Zveçanit, javët e ardhshme intensifikohet puna në të

Ekipet e KOSTT-it sot kanë vendosur tabelë identifikuese në nënstacionin NS 110/35 kV në Vallaç të Zveçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Evetar Zeqiri.

Përmes një postimi në facebook, Zeqiri bëri të ditur se në javët në vijim do të fillojë puna e remonteve të fushës së linjës LP 126/4 NS Vallaç – NS Skenderaj, dhe punë të tjera me rëndësi për këtë rrjet.

“NS Vallaç 110/35 kV është ndër nënstacionet e një rëndësie të veçantë për sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Është ndër nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në Sistemin e Transmetimit dhe është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 kV” ka thënë mes të tjerash Zeqiri.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Ekipet tona të KOSTT sot kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese të KOSTT në Nënstacionin NS 110/35 kV Vallaç, i cili gjendet në komunën e Zveçanit.

Gjatë javëve të ardhshme ekipet tona për herë të parë do të fillojnë me punët e remonteve të fushës së linjës LP 126/4 NS Vallaç – NS Skenderaj, testimin e mbrojtjeve rele të lartpërquesit LP 126/4, kontrollimin e paisjeve AC/DC dhe remontin komplet të lartpërquesit nga ekipi i linjave. Po ashtu në harmoni me Departamentin e Operimit të Sistemit do të bëjmë edhe remontin e fushave të transformatorëve TR 1 110/35 kV dhe TR2 110/35 kV.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

NS Vallaç 110/35 kV është ndër nënstacionet e një rëndësie të veçant për sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Është ndër nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në Sistemin e Transmetimit dhe është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 kV (kilovolt): me nënstacionin Trepça, nënstacionin Skënderaj, nënstacionin në Ujman, nënstacioni Ilirida (Mitrovicë) dhe nënstacioni Palaj (në afërsi të Prishtinës), si dhe nënstacioni Novi Pazar 2 (linjë interkonektive Kosovë-Serbi).

YouTube player