Kostana Morava: Zonjës Hysi i thashë që nëse do të isha në shtëpi do e fikja televiziorin

Statusi i gazetares së Ora News, Kostana Morava, në facebook, në lidhje me deputeten Vasilika Hysi:
Zonjës Hysi i thashë që nëse do të isha në shtëpi do e fikja televiziorin po të dilje ti dhe po të vazhdonte ky diskutim bosh i veshur me teknikalitete të ligjit që nuk zbatohet.
E dini ç’më tha pas kuintave? Po ti tha mos fol kështu se është televizioni ku merr rrogën.
Hahahhaah i dijnë të gjithë si vetja. I thashë që këto kunja duhet ti ruajë për shoqet e saj në parlament, sepse unë nuk intimidohem aspak nga gjuajtjet e ulëta që përdorin njerëz si këta.
Perkundrazi…sa ma shton ‘inatin’. Unë dhe shumë të tjerë moj zonjë nuk e marrim rrogën sepse jemi ushtarë të shefit, por sepse dijmë të bëjme punen për të cilën paguhemi, ndërsa ju jeni ushtarët e shefit që s’ju ka lënë një fije dinjitet dhe që fatkeqësisht (edhe për pak kohë) ju paguajmë ne.
Rruga Press