Lajme

Kosovë/ Zyrtarët publikë, pas 13 shtatorit, nuk do të mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar

Në bazë të vendimit të Qeverisë për masat shtesë anti-COVID, të gjithë punonjësit e sektorit publik në vend, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19.

Vendimin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë në të cilën sot u  vendosen masat e reja kufizuese për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm  me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.

Vitia paralajmëroi se kjo masë do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.

“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe shumë sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *