Lajme

Kosovë, rritja e infektimeve, sot diskutohet për masat e reja anti-COVID

Pas rritjes së madhe të rasteve pozitive për Covid-19, sot pritet të mblidhet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 7,266.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Vetëm të mërkurën janë shënuar 2,050 raste të reja me koronavirus.

Rruga Press

YouTube player