BallinaLajme

Kosovë/Për tri ditë të vitit të ri, 908 gjoba për shkelje të rregullave të pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 908 gjoba për shkelje të rregullave për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Sipas policisë, këto gjoba janë dhënë për tri ditët e para të vitit 2021.

Gjithashtu, policia ka apeluar te qytetarët që të mos I shkelin rregullat, të cilat janë vendosur në të mirë të shëndetit publik.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

“Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre. E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player