Lajme

Kosovë – Murati fton deputetët ta miratojnë projektligjin për pagën minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka paraqitur të premten në seancën e Kuvendit projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Murati ka thënë me këtë rast se projektligji parasheh edhe lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale.

Lexo më shumë  Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të bëjë qartësi juridike sa i përket pensioneve që lidhen me pagën minimale duke eliminuar paqartësitë. Parasheh lirimin nga tatimi për pjesën e pagës minimale. Dhe ky projektligj e plotëson edhe procedurën se si të vije deri te rritja e pagës minimale që ajo të mos bllokohet në Këshillin Ekonomiko-Social. Këto janë ndryshimet që parashihen në këtë projektligj. Me miratimin e tij hapet rruga edhe për rritjen e pagës minimale. Duke pasur parasysh rëndësinë e rritjes së pagës minimale ju ftoj ta mbështesni”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi i Kurtit me Vuçiqin, Asociacioni s’është në rend dite

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *