Kosovë/Miratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit
Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj prezantoi dhe arsyetoi këtë projektligj duke thënë se FSK-ja do të jetë e gatshme që të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare.
“Ky ligj ka për qëllim të sigurojë mënyrat e dërgimit dhe tërheqjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit”, vazhdoi tutje ai.
Këtë projektligj e përkrahën të gjitha partitë politike prezente në Kuvend.
Rruga Press

