KryesoreLajme

Kosovë – Ministri Mehaj: Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë për mbrojtjen e paqes

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrje në stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22”, që do të mbahet në Gjermani, e udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë.

Mehaj ka thënë se kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

Lexo më shumë  Rafineria izraelite goditet nga një sulm iranian

“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *