KryesoreLajme

Kosovë – Mehaj kërkon më tepër prezencë të KFOR-it në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajar, të shtojë trupat e këtij misioni në veri të Kosovës.

Shtimin e trupave të KFOR-it dhe përforcimin më të madh të kontingjentit të tij, Mehaj e kërkoi si pasojë e situatës së krijuar në Ukrainë.

“Me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, jam takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar. Me këtë rast, kërkova prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj”, ka njoftuar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ai më tej ka deklaruar se bashkë me Gjeneral Kajarin janë pajtuar që të rritet koordinimi midis institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it.

“Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam që të rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it, si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit. Tendencat destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj ndaj vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor tashmë janë të qarta dhe atyre do t’i kundërvihemi së bashku me aleatët tanë”, ka shkruar Mehaj.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *