Kosovë-Kuvendi vazhdon seancën plenare, shqyrtohet edhe Projektligji për festat zyrtare
Në Kuvendin e Kosovës nuk është miratuar të enjten rezoluta e propozuar nga grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ndër të tjera i kërkonte Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë së Kosovës të mos pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
Rezoluta gjithashtu kërkonte që ekzekutivi të sjellë sa më parë në Kuvend Projektligjin për paga.
Rezoluta e propozuar nga AAK mori 22 vota për, 49 abstenime dhe asnjë kundër.
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot ku në rend dite janë marrëveshjet ndërkombëtare.
Rendi i ditës për sot:
Rendi i ditës
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
Rruga Press