Lajme

Kosovë-Konfiskohen 272 pajisje të kriptovalutave në Leposaviq

Në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar të shtunën 272 pajisje për mihje të kriptovalutave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, aksioni që çoi në këtë konfiskim, ka nisur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës nga Policia e Kosovës, me kërkesë të Doganave.

“Sot në orët e para të mëngjesit, pas kërkesës së Doganave të Kosovës, Policia e Kosovës ka organizuar aksionin e zbulimit dhe konfiskimit të pajisjeve për minim të kriptovalutave. Në këtë aksion në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit u konfiskuan 272 nga këto lloj pajisjesh dhe është arrestuar një person. Gjithë aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Dy ditë më parë Policia ka sekuestruar rreth 70 aparate për mihje të kriptovalutave, në Mitrovicë dhe Podujevë.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

Kosova po përballet me krizë energjike, pas rritjes së importit të energjisë, derisa autoritetet kanë miratuar masat emergjente për energji.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *