Lajme

Kosovë/Afër 770 mijë të vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 769 mijë e 967 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19.

Nga 9 dhjetori, ka filluar të jepet edhe doza përforcuese.

Ndërkohë që sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës një qytetar ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus, ndërsa 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus për 24 orë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Aktualisht në Kosovë janë 331 raste aktive me COVID-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *