Kosovë/ 8 viktima dhe 223 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, tetë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 223 raste të reja me COVID-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.Rastet e reja dalin pas testimit të 1.001 mostrave. Siç njofton IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë shëruar edhe 342 pacientë.
Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19. Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081.
Rruga Press