Lajme

Kosova zë vendin e shtatë në Kampionatin Botëror të Karatesë

Përfaqësuesja e Kosovës në karate, ka zënë vendin e shtatë në ekipore në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Karateistët tanë shënuan tri fitore. Në raundin e parë mundën Afrikën e Jugut, në të dytën, Kilin, ndërsa në të tetën e finales humbën nga Italia, e cila falë kalimit në finale, i mundësoi Kosovës repesazhin.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Djemtë tanë e nisën mirë repesazhin, duke fituar ndaj Brazilit, por që më pas pësuan u mundën nga Kazakistani, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

Është ky suksesi më i madh i karateistëve tanë në ekipore, në një Kampionat Botëror. Në konkurrencën e femrave, Kosova ishte ndalur në raundin e parë nga Rusia.

Të enjten, katër garuesit tanë, Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albulena Gërvalla dhe Ylli Cenaj, garuan në individuale përmes repesazhit, por pa mundur të hyjnë në zonën e medaljeve.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Drejtësinë në Botëror e ndanë edhe gjyqtarët tanë, Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *