Lajme

Kosova vendos sanksione ndaj mercenarëve rus “Wagner”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti në mbledhjen e sotshme të Qeverisë ka propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj grupit paraushtarak rus të quajtur “Wagner”.

Ahmeti u shpreh se ky grup me bazë në Rusi ka trajnuar individë duke i inkorporuar në zona të luftës dhe duke nxitur dhunë.

“Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar masa kufizuese kundër grupit ‘Wagner’ me bazë në Rusi. Në këtë grup janë 8 individë dhe 3 subjekte të lidhura më të, pasi i njëjti ka trajnuar dhe inkorporuar individë në zonat e luftës në mbarë botën për të nxitur dhunë, plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar civil”, tha ai.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Sanksionet e vendosura nga Republika e Kosovës dhe që u votuan në mbledhjen e sotme, përfshijnë këto masa kufizuese, si ngrirja e aseteve, ndalimi i udhëtimeve në territorin e Kosovës dhe ndalimin e fondeve.

“Individët e listuar nga BE-janë janë të përfshirë në abuzime serioze në shkelje të të drejtave të njeriut duke përfshirë torturat dhe ekzekutime. Vendimi për sanksione është të kufizojë aktivitete të këtij grupi. Sanksionet përfshijnë ndalimet e udhëtimit, ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve sanksionuar dhe ndalimi i vendosjes së fondeve drejtpërdrejtë ose tërthorazi të këtij grupi”, tha Ahmeti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Qeveria e Kosovës  gjithashtu ka vazhduar me miratimin e sanskioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Ato përfshijnë ndër të tjera ngrirje të aseteve të individëve të sanksionuar, ndalim udhëtimi dhe ndalim të transportit të mallrave në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besenik Bislimi ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *