KryesoreLajme

Kosova tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë e Zvicrën

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Kosova ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shtetet e EFTA-së: Islandën , Lihtenshtajnin , Norvegjinë  dhe Zvicrën.

Sipas njoftimit të MINT-it, pas katër raundeve negociata, të filluara në vitin 2022 kjo është një arritje e jashtëzakonshme për vendin, duke hapur kështu rrugën për zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për ndërmarrjet, industritë dhe qytetarët nga të dyja palët.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Në njoftim theksohet se marrëveshja përfshin fushën e tregtisë së mallrave dhe atë të shërbimeve. Vlen të theksohet që Kosova është i vetmi shtet nga vendet e rajonit, që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-së.

“Kjo ka rëndësi jetike duke pasur parasysh potencialin që Republika e Kosovës ka në ofrimin e shërbimeve profesionale. Marrëveshja e sotme shënon jo vetëm përfundimin e negociatave, por edhe fillimin e një partneriteti më të fortë mes vendeve tona. Dhe siç dihet, vendet e EFTA-së kanë rëndësi strategjike për ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Porti i Durrësit "dorëzohet" te arabët. Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD

Negociatat e EFTA-s u udhëhoqën nga  Zef Dedaj, udhëheqës i delegacionit të Kosovës, ndërsa nga radhët e EFTA-s nga  Karin Buechel, udhëheqëse e delegacionit.

Rruga Press

YouTube player