Kosova Sui Generis: Kapitalistët që Protestojnë si Punëtorë, dhe Punëtorët si Kapitalistë
Shkruan Hysamedin Feraj
Kosova sui generis:
– “Kapitalistët” protestojnë kundër tregut të lirë!
– Punëtorët protestojnë në mbrotje të kapitalistëve!
– Opozita fajëson qeverinë e tashme (madje në Gjykatën Kushtetuese) pse u përpoq të ndryshojë ligjet që kishte vendosur opozita!
E fajëson po ashtu pse nuk i ka ndryshuar ligjet që kishte vendosur opozita!
– Ndërmarrjet private kërkojnë të mbahen me buxhetin e shtetit, sepse paguajnë për buxhetin e shtetit!
– Buxhetin e shtetit e paraqesin si bankë ku kanë depozituar paratë e veta për ruajte, dhe të cilat, prandaj, mund t’i tërheqin në kesh kur të duan e deri në centin e fundit;
– Punësimin për t’i siguruar vetes fitim privat e paraqesin si të mirë publike dhe bamirësi për punëtorët!
– Të punësuarit në shtet duhet ta konsiderojnë veten të punësuar të ndërmarrjeve private, sepse edhe këta paguhen nga paratë e tyre të depozituara në buxhet!
– Po ashtu “ideologët”, partitë politike dhe liderët e tyre që marrin para nga buxheti i shtetit janë të punësuar saje parave të bizneseve private!
– Shkurt, përkundër Marksit që thoshte se çdo pasuri krijohet nga puna e punëtorit, në fakt çdo pasuri krijohet nga pronarët e bizneseve private në zyrat e tyre!
– Siç ka punëtorë mirënjohës, duhet të ketë edhe “ideologë”, nëpunës shtetëror, partiakë, militantë të tyre që, derisa pohojnë se jetojnë me taksat e privatit, duhet të protestojnë në mbrotje të punëdhënësit të vet “kapitalist”, por gjithashtu kundër bazës së kapitalizmit, tregut të lirë! Si t’ua kërkoi pronari, tani dhe këtu!
– Njeriu ka të drejta, liri dhe merr shërbime, aq sa paguan në buxhet, domethënë sa ka depozituar para në këtë bankë!
Dhe shumë “xhevahire” të tjera.
Rruga Press

