Lajme

Kosova pritet ta themelojë Agjencinë e rrugëve

Komisioni për mjedis, ushqim, bujqësi, planifikim dhe zhvillim me 6 vota pro ka kaluar në parim projektligjin për rrugët i cili ka për qëllim rregullimin e rrugëve publike të kategorizuara dhe të pa kategorizuara, planifikimin, ndërtimin, financimin, menaxhimin, mirëmbajtjen si dhe mbikëqyrjen e tyre. Derisa, pjesë e këtij projektligji ishte edhe themelimi i Agjencisë së Rrugëve të Kosovës.

Ky komision, përveç këtij projektligji, ka miratuar procesverbale si dhe ka shqyrtuar Raportin e punës për vitin 2023 dhe nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli tha se ky projektligj ka ardhur në kuvend dhe i ka 60 nene, derisa potencoi se ka për qëllim të rregullojë pozitën juridike, mënyrën e rregullimit të rrugëve publike të kategorizuara dhe të pa kategorizuara, planifikimin, ndërtimin, financimin, kategorizimin, menaxhimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen, masat për mbrojtjen e rrugëve, trafikut që zhvillohet në to dhe themelimin e Agjencisë së Rrugëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme

“Ky projektligj ka ardhur në Kuvend dhe i ka 60 nene dhe ka për qëllim të rregullojë pozitën juridike, mënyrën e rregullimit të rrugëve publike të kategorizuara dhe të pa kategorizuara, planifikimin, ndërtimin, financimin, kategorizimin, menaxhimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen, masat për mbrojtjen e rrugëve, trafikut që zhvillohet në to dhe themelimin e Agjencisë së Rrugëve të Kosovës. Opinioni për vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave do të ketë kosto shtesë buxhetore për vitin 2024 dhe 2025 për 24 mijë euro. Në kategorinë e pagave dhe shtesave që ndërlidhet me diferencën në pagë, nga kalimi prej pozitës së drejtorit të departamentit në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Menaxhimin e Rrugëve”, është shprehur Pacolli.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Gjatë kësaj mbledhje, Pacolli shtoi se opinioni për vlerësimin e ndikimit buxhetor nga Ministria e Financave do të ketë kosto shtesë 24 mijë euro për vitin 2024 dhe 2025.

Rruga Press

YouTube player