Lajme

Kosova pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn për 48 orë fillimin e gjobitjes për targa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka pranuar kërkesën e amasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes për qytetarët që kapen brenda territorit të Kosovës me targa ilegale të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.

Lexo më shumë  Liqeni i Ohrit kërcënohet nga projektet imobiliare. Në Pogradec si në Ohër, betoni rrezikon të thyejë ekuilibrin e brishtë të peizazheve mijëvjeçare

Kurti në Twitter ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkushtimin e angazhimin.

“Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjobitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online në Shqipëri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *