Lajme

Kosova plot jetë – për shtatë muaj lindën 16 mijë fëmijë

Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik, në Kosovë kanë lindur 15 mijë e 914 fëmijë.

Ndërkaq, vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 664 lindje, duke shënuar një rritje prej rreth 5% krahasuar me një muaj më parë, muajin qershor.

Nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) 1 mijë e 348 foshnja të lindura ishin meshkuj, ndërsa 1 mijë e 316 ishin femra.

Lexo më shumë  Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA dhe shpërblehet me Medalje për Arritje Ushtarake

Shifrat përfshijnë lindjet e regjistruara si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.

“Në muajin korrik 2025 janë regjistruar 2 664 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 348 lindje janë meshkuj dhe 1 316 lindje janë femra. Në muajin korrik 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 5% krahasuar me muajin qershor 2025”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Lexo më shumë  Rritet profesionalizmi i FSK-së, furnizohen me veshmbathje speciale të zhytjes

Rruga Press

YouTube player