KryesoreLajme

Kosova, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror “Davos 2025”

Për herë të parë Kosova përfaqësohet me “Shtëpinë e Kosovës” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë edhe në kongresin kryesor në forumin e Davosit, ku pritet të ketë takime bilaterale, derisa në shtëpinë e Kosovës, për dy ditë do të ketë konferenca, tryeza diskutimi, e ngjarje tjera, ku do të ketë të ftuar nga shtete të ndryshme, nga sfera të ndryshme.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Kryeminsitri Kurti do të marrë pjesë edhe në Tryezën e Rrumbullakët Gjeopolitike: Demokracitë Resiliente në një Epokë Ndryshimesh, derisa po të njëjtën ditë, në këtë forum, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet e EFTA-s (Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni).

Pjesë e kësaj marrëveshje për Tregti të Lirë është edhe eksporti i shërbimeve. Forumi Ekonomik botëror në Davos mbledh përfaqësues qeveritar nga shtete të ndryshme të botës si dhe investitor e korporata të mëdha botërore.

Nëpërmjet “Shtëpisë së Kosovës” në Davos, synohet prezantimi i shtetit para investitorëve strategjik në fusha të ndryshme, si energjia e ripërtëritshme, zhvillimi i qëndrueshëm, sektori i shërbimeve, intelegjenca artificiale, e sektorë të tjerë.

Në njërën nga panelet e diskutimeve, do të marrë pjesë edhe inxhineraja e njohur botërore, me prejardhje shqiptare, Mira Murati.

Rruga Press

YouTube player